Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShqiptarët,faktor i rëndësishëm për MV

Shqiptarët,faktor i rëndësishëm për MV

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka pritur sot në takim delegacionin e Partisë “Aleanca për shqiptarët” nga Maqedonia e Veriut, të përbërë nga Arben Taravari, kryetar i Partisë dhe kryetar i komunës së Gostivarit, Ilire Dauti deputete, Isen Shabani, kryetar i komunës së Vrapcishtit. Nikolla ka vlerësuar rolin e faktorit shqiptar jo vetëm në forcimi e miqësisë mes dy vendeve por dhe për evropianizimin e Maqedonisë së Veriut. “Shqiptarët, një faktor i rëndësishëm i zhvillimit, demokratizimit dhe evropianizimit dhe urë miqësie mes dy vendeve. Partitë shqiptare kanë një kontribut të rëndësishëm në përshpejtimin e integrimit në BE të Maqedonisë së Veriut. Rritja e përfaqësimit politik të shqiptarëve në vendin fqinj u shërben jo vetëm aspiratave dhe të ardhmes së tyre, por edhe zhvillimit dhe evropianizimit të Maqedonisë së Veriut”, shprehet Nikolla. Kryetari Arben Taravari dhe anëtarët e delegacionit që e shoqërojnë vunë në dukje përparimin e arritur në përfaqësimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kontributin progresiv dhe konstruktiv të komunitetit të shqiptarëve dhe të forcave politike shqiptare në zhvillimin dhe nxitjen e mbështetjen e axhendës evropiane të vendit fqinj si edhe bashkëpunimit të ngushtë dhe marrëdhënieve miqësore me Shqipërinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments