Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEARSIMRaund tjetër për regjistrimin në universitete

Raund tjetër për regjistrimin në universitete

Ministria e Arsimit dhe Sportit ofron një mundësi të re për të gjithë ata të rinj që duan të regjistrohen në universitete, që plotësojnë kriteret e mesatares së pranimit, por për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të plotësojnë formularin A1/A1Z, apo që duhet të sistemojnë të dhëna që u mungojnë. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi bëri të ditur se afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, nga ora 08:00 – 16:00. “Për të gjithë ata të rinj që duan të regjistrohen në universitete, që plotësojnë kriteret e mesatares së pranimit, por për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të plotësojnë formularin A1/A1Z, apo që duhet të sistemojnë të dhëna që u mungojnë, dëshiroj t’ju jap lajmin e mirë se kemi ofruar një mundësi të re. Në këtë raund të fundit të procesit të regjistrimit për vitin akademik 2022-2023, ju ftojmë të plotësoni formularin dhe të zgjidhni një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike, sipas preferencave tuaja”, tha Kushi. Ajo theksoi se në të gjitha shkollat e mesme të vendit, stafet mësimore do të jenë në gatishmëri të plotë për të asistuar të rinjtë në këtë proces.https://ata.gov.al/2022/11/02/raund-tjeter-per-regjistrimin-ne-universitete-kushi-mundesi-e-re-per-te-rinjte/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments