Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Inflacioni kthehet në objektiv 3-mujorin e dytë 2024

BSH: Inflacioni kthehet në objektiv 3-mujorin e dytë 2024

Banka e Shqipërisë parashikon për dy vitet e ardhshme reduktim të presioneve inflacioniste. Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko u shpreh sot në konferencën për mediet se, “inflacioni pritet të mbetet i lartë në tremujorin e katërt të vitit aktual, por do të reduktohet progresivisht gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në tremujorin e dytë të vitit 2024”. Referuar statistikave, Guvernatori theksoi se, “inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rritje me 7.9% në tremujorin e tretë. Rritja e inflacionit pasqyroi në masën më të madhe rritjen e çmimit të ushqimeve, të naftës dhe të kostove të transportit që gjeneruan rreth 80% të inflacionit total në tremujorin e tretë”. Megjithatë, vuri në dukje ai, në këndvështrimin makroekonomik, rritja e inflacionit pasqyron në masën më të madhe presionet e forta që vijnë nga ambienti i huaj, por dhe një kontribut në rritje nga ambienti i brendshëm. Sejko shpjegoi se, rritja e presioneve të brendshme inflacioniste pasqyron veprimin e tre faktorëve. “Së pari, pozicioni i mirë ciklik i ekonomisë shqiptare, pozicion i cili buron nga kërkesa e qëndrueshme për mallra e shërbime dhe nënkupton një shfrytëzim të lartë të kapaciteteve të brendshme prodhuese, është shoqëruar me rritje të shpejtë të pagave. Së dyti, çmimet e larta të lëndëve të para, të naftës dhe të energjisë, sjellin një rritje të mëtejshme të kostove të brendshme të prodhimit. Së treti, rritja e inflacionit të pritur ndikon në rritjen e çmimeve të kontratave të së ardhmes”, tha Guvernatori, teksa vuri në dukje se, “inflacioni faktorizon pritjet tona për stabilizimin e çmimeve në tregjet e huaja dhe për zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit ekonomik në vend”.http://ata.gov.al/2022/11/02/bsh-inflacioni-kthehet-ne-objektiv-3-mujorin-e-dyte-2024/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments