Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERusia njofton rifillimin e marrëveshjes së eksportit të grurit të Ukrainës

Rusia njofton rifillimin e marrëveshjes së eksportit të grurit të Ukrainës

Rusia njoftoi se do të rifillonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e eksportit të grurit të Ukrainës pasi kishte marrë garanci të shkruara nga Ukraina për çmilitarizimin e korridorit të përdorur për transportin e tyre. ”Rusia beson se garancitë e marra deri më tani duken të mjaftueshme dhe po rifillon zbatimin e marrëveshjes”, deklaroi Ministria ruse e Mbrojtjes në Telegram. ”Me ndihmën e ndërmjetësimit turk, Ukraina ka premtuar se nuk do të përdorë korridorin detar për armiqësi kundër Rusisë”, sipas ministrisë. Marrëveshja e eksportit të grurit u pezullua nga Kremlini të shtunën pasi një anije që i përkiste flotës së saj të Detit të Zi u dëmtua nga një sulm ukrainas me dron. Ukraina është një furnizues kryesor global i grurit. Moska është akuzuar për përkeqësimin e një krize globale ushqimore, veçanërisht në vendet në zhvillim, duke bllokuar eksportet e Ukrainës.http://ata.gov.al/2022/11/02/moske-rusia-njofton-rifillimin-e-marreveshjes-se-eksportit-te-grurit-te-ukraines/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments