Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVABuxheti për Arsimin në vitin 2023 do të jetë rreth 83 milionë...

Buxheti për Arsimin në vitin 2023 do të jetë rreth 83 milionë euro

Buxheti për Arsimin për vitin 2023 do të jetë 82.799.243 euro apo 9.712.412 euro më shumë sesa në vitin 2022. Shifra u bë e ditur sot nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një postimi në rrjetet sociale. “Këtë vit buxheti për arsim ishte 12% më i lartë se në vitin 2021. Në vitin 2023, buxheti do të jetë edhe për 12 % më i lartë se këtë vit. Pra, për dy vite, kemi 24 % rritje të buxhetit për arsim”, u shpreh Nagavci. MASHTI për vitin 2023 ka paraparë, ndër tjerash, 6. 5 milionë euro për pajisjen e shkollave me teknologji të informacionit dhe komunikimit, 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja, 2.8 milionë euro nga granti specifik për punësimin e300 asistentëve të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta, 59 këshilltarëve të karrierës, 30 specialistëve të IT për nevojat e shkollave dhe 150 mijë euro për instalimin e sistemit antiplagjiat për nevojat e arsimit të lartë.http://ata.gov.al/2022/11/02/buxheti-per-arsimin-ne-vitin-2023-do-te-jete-rreth-83-milione-euro/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments