Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREArabia Saudite : Irani po përgatitet të na sulmojë

Arabia Saudite : Irani po përgatitet të na sulmojë

Arabia Saudite ka ndarë informacione sekrete me zyrtarët amerikanë, duke paralajmëruar për një sulm nga Irani sipas një raporti në Wall Street Journal . Sulmet e planifikuara synojnë të heqin fokusin nga protestat që kanë përfshirë Iranin javët e fundit. Këto demonstrata u shkaktuan nga vdekja e vajzës së re Mahsa Amini në paraburgim nga policia pasi nuk mbante hixhab. Që atëherë, mijëra gra kanë dalë në rrugë pa mbuluar kokën apo fytyrën, duke sfiduar qeverinë iraniane. Një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara janë “të shqetësuara për pamjen e kërcënimit” dhe “zyrtarët mbeten në kontakt të vazhdueshëm me sauditët”. Në përgjigje të paralajmërimit, ushtritë e Arabisë Saudite, SHBA-së dhe vendeve të tjera në Lindjen e Mesme kanë ngritur nivelet e alarmit. Irani ka fajësuar SHBA-në, Arabinë Saudite dhe Izraelin për nxitjen e protestave të vazhdueshme në vend. Muajin e kaluar, komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit paralajmëroi publikisht Arabinë Saudite që të frenojë mbulimin e protestave në Iran. Irani për gjashtë javët e fundit është tronditur nga protesta të një përmasash dhe të natyrës së paprecedentë që nga revolucioni islamik i vitit 1979.https://lajme.rtsh.al/artikull/arabia-saudite-informon-shba-te-irani-po-pergatitet-te-na-sulmoje

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments