Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAPresheva, Bujanoci e Medvegja me mbi 122 mijë banorë

Presheva, Bujanoci e Medvegja me mbi 122 mijë banorë

Një ditë pasi ka përfunduar regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare në Serbi, kanë filluar të dalin edhe rezultat e para paraprake. Për shqiptarët në tri komunat e Luginës së Preshevës, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, më të rëndësishme sesa shifrat për të dhënat e tjera, janë ato për numrin e banorëve. Kështu, bazuar në rezultatet paraprake, rezulton se në këto tri komuna, jetojnë 122 mijë e 58 banorë, e ku siç dihet, pjesa dërmuese e tyre janë shqiptarë, raporton RTKlive. Kështu, në Preshevë janë regjistruar 59 mijë e 24 persona, në Bujanoc 54 mijë e 529 dhe në Medvegjë, 8 mijë e 505 banorë. Serbia ka kryer regjistrimin e popullsisë edhe në vitin 2011, por në atë kohë, shqiptarët e kishin bojkotuar këtë proces, duke bërë që në Luginë të evidentohen vetëm rreth 5 mijë banorë, kryesisht serbë. Kjo ka bërë që edhe Qeveria në Serbi, bazuar në statistika, të kryejë edhe investime dhe projekte shumë të pakta në këtë rajon. Gjithashtu, si pasojë e numrit shumë të ulët të banorëve, duke u bazuar në atë regjistrim, edhe gjykatat janë transferuar në Vranjë, duke e vështirësuar jetesën e qytetarëve.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=621692

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ