Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINdërtimi i fermave moderne, ambasadori kinez në Cërrik

Ndërtimi i fermave moderne, ambasadori kinez në Cërrik

Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, vizitoi të hënën Shkollën e Mesme Profesionale “Mihal Shahini” në Cërrik, ku i dha certifikatat e diplomimit të gjithë pjesëmarrësve që kanë ndjekur online “Kurse Trajnimi për Ndërtimin e Fermave Moderne në Shqipëri”, teksa ndau bursat e ambasadorit kinez për 10 nxënësit e shkëlqyer të shkollës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Andis Salla, kryetar i bashkisë Cërrik, Erina Disho, drejtore e shkollës, dhe Zheng Zhenling, këshilltare ekonomike dhe tregtare e Ambasadës kineze. Sipas ambasadorit Zhou, ““Kurse Trajnimi për Ndërtimin e Fermave Moderne në Shqipëri” është një nga programet vjetore të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit dypalësh për trajnimin e burimeve njerëzore, zbatimi i suksesshëm i të cilit ka vendosur baza konkrete për bashkëpunimin e mëtejshëm dypalësh në fushën e bujqësisë dhe arsimit. Si një vend tradicional bujqësor që ushqen një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh dhe vendi në zhvillim më i madh në botë, Kina ka promovuar dhe zgjeruar me sukses modernizimin e stilit kinez në 10 vitet e fundit duke iu përmbajtur filozofisë së zhvillimit me njerëzit në qendër”. “Ne fokusohemi në promovimin e prosperitetit të përbashkët për të gjithë njerëzit, duke marrë parasysh zhvillimin e ekuilibruar të progresit material dhe shpirtëror, duke ndjekur bashkëjetesën harmonike midis njeriut dhe natyrës, duke promovuar fuqishëm rigjallërimin rural, duke nxjerrë me sukses nga varfëria afro 100 milionë të varfër ruralë, dhe përfunduar Axhendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së 10 vjet përpara planit të synimeve për reduktimin e varfërisë”, tregoi Zhou. Ambasadori Zhou theksoi më tej se Shqipëria është e pasur me burime natyrore, njerëz punëtorë dhe mençur, për të cilët bujqësia pritet të jetë me potenciale të mëdha zhvillimi. Ai tha se ambasada është e gatshme të mbajë komunikime të ngushta me bashkinë e Cërrikut, Shkollën e Mesme Profesionale “Mihal Shahini”, si dhe autoritetet dhe institucionet e tjera përkatëse të palës shqiptare, me synimin për të thelluar shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe arsimit midis Kinës dhe Shqipërisë dhe për të sjellë përfitime konkrete të dy popujve. Kryebashkiaku Salla dhe drejtoresha Disho shprehën mirënjohjen e tyre ndaj palës kineze që zgjodhën Shkollën e Mesme Profesionale “Mihal Shahini”, si homologe shqiptare për të zhvilluar programin, si dhe pritshmëritë që Ambasada të zhvillojë bashkëpunim të mëtejshëm në bujqësi dhe fusha të tjera me Cërrikun në të ardhmen. Drejtoresha Disho tha se zbatimi me sukses i programit pasqyron plotësisht miqësinë e thellë midis Shqipërisë dhe Kinës dhe është me përfitim të madh për pasurimin e rezervave të njohurive të mësuesve dhe nxënësve dhe forcimin e aftësive të tyre profesionale. Kryebashkiaku Salla shtoi se bursa e ambasadorit do t’i motivojë studentët për përparim të mëtejshëm akademik. Vitet e fundit janë shënuar suksese të vazhdueshme të bashkëpunimit arsimor në fushën e bujqësisë mes dy qeverive. Siç u njoftua nga Ambasada, gjatë viteve 2018 dhe 2019, në mbështetje të programit “100 Fshatrat” të zhvilluar nga qeveria shqiptare, pala kineze ofroi lloje të ndryshme programesh dypalëshe trajnimi për përfaqësuesit ruralë si dhe për ekspertët në fushën e bujqësisë, me temat specifike trajnimi duke filluar nga menaxhimi publik dhe modernizimi në bujqësi, deri te marketingu i produkteve bujqësore etj. Pjesëmarrësit e këtyre programeve u mirëpritën në Kinë, ndoqën kurse trajnimi afatshkurtra të ofruara nga akademitë bujqësore të klasit të parë të Kinës, dhe patën mundësinë të vizitojnë institutet e kërkimit bujqësor, agrobizneset dhe fermat e modernizuara më të avancuara të Kinës. Në këtë proces, të dyja palët bënë shkëmbime të shumta si në strategjinë e zhvillimit bujqësor, ashtu edhe në përvojat praktike, dhe përvojat e suksesshme të Kinës në modernizimin bujqësor, uljen e varfërisë dhe zhvillimin rural fituan popullaritet të madh në mesin e të trajnuarve. Pavarësisht pandemisë, e cila ka penguar udhëtimet ndërkombëtare në Kinë që nga viti 2020, kurset e trajnimit janë zhvendosur në mënyrë inovative në platformat online. Këtë tetor, programi dyjavor “Kurse Trajnimi për Ndërtimin e Fermave Moderne në Shqipëri” u mbajt me sukses nga Akademia Kineze të Shkencave të Mekanizimit Bujqësor, me profesorë dhe lektorë nga Universiteti Bujqësor i Kinës, Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale të Kinës, Akademia e Shkencave Bujqësore dhe Pyjore e Pekinit e kështu me radhë. Morën pjesë mbi 50 praktikantë shqiptarë, duke përfshirë mësues dhe nxënës nga shkolla, komuniteti i biznesit dhe fermerë lokalë.https://ata.gov.al/2022/11/01/ndertimi-i-fermave-moderne-ambasadori-kinez-ne-ndarjen-e-certifikatave-ne-cerrik/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments