Komuna GJAKOVE ne Kosove

0
10

Gjakova ose Jakova (serbisht: Ђаковица Đakovica) është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Po ashtu Gjakova është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.

Toka ku filloj të ngrihet qyteti ishte në pronësi të Jak Vulës. Sipas gojëdhënës, hoxha Hadum Aga e bindi Jakun që ta dhuroj tokën për ndërtimin e xhamijes më pas në atë tokë u filloj të ndërtohet dhe qyteti, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut). Në shekullin XIX filloi të përdorej emri i tanishëm. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Dakovica.

Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është Mëhalla e Hadumit ku edhe gjinden tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet, Xhamia e Hadumit Tregu i vjetër apo siç njihet Qarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën, një qytet i tregtisë dhe artizanateve që shërbente fshatrat përreth nga komuna e Gjakovës, zona e Junikut, dhe Malësia e Gjakovës në kufirin Kosovë-Shqipëri. Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes së Prizrenit. Gjenerali i Portës së Lartë Maxhar Pasha u vra në një betejë të përgjakshme me forcat e Lidhjes pranë kullës së Abdullah pashë Drenit.

Qarshia e Madhe u dogj e u shkatërrua gjatë Luftës së fundit në Kosovë, por tani më është rindërtuar. Ndërsa Xhamia e Hadumit bashkë me bibliotekën e saj u dogj gjatë natës së parë të sulmeve ajrore të NATO-s nga forcat paramilitare serbe duke zhdukur kështu dokumentet e rralla që datonin që nga koha e themelimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here