Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIShqipëri-Suedi, marrëveshje për konsolidimin e sistemit fiskal

Shqipëri-Suedi, marrëveshje për konsolidimin e sistemit fiskal

Shqipëria dhe Suedia kanë nënshkruar një marrëveshje për 3-vjeçarin e ardhshëm, që synon forcimin e besimit të tatimpaguesve dhe konsolidimin e sistemit fiskal. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj priti në një takim drejtoreshën e përgjithshme të Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA) Carin Jamtin. Ibrahimaj tha se “fokus i takimit ishte zbatimi i reformës së taksës së pronës, si dhe rritja e bashkëpunimit të asistencës teknike ndërmjet dy administratave tona tatimore, për të cilën u nënshkrua edhe një marrëveshje për 3-vjeçarin e ardhshëm, që synon forcimin e besimit të tatimpaguesve dhe konsolidimin e sistemit fiskal”. Dy vendet tona ndajnë 30 vite marrëdhënie diplomatike. Suedia është një nga donatorët më të mëdhenj të vendeve të BE-së, mbështetëse e procesit të integrimit dhe projekteve në fusha, si decentralizimi vendor, territori, statistikat, barazia gjinore, mjedisi.https://ata.gov.al/2022/11/01/shqiperi-suedi-marreveshje-per-konsolidimin-e-sistemit-fiskal/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments