Inflacioni është ende shumë i lartë në eurozonë, në tërësi. Javën e kaluar ne vendosëm të rrisim normat e interesit për të tretën herë radhazi. Aktualisht, po planifikojmë t’i rrisim ato më tej për të siguruar që inflacioni të kthehet menjëherë në objektivin tonë afatmesëm prej 2%, deklaroi sot presidentja e BQE-së, Christine Lagarde. “Ne do të përcaktojmë rrugën që do të ndjekim dhe ritmin e ardhshëm të rritjes së normës së interesit takim pas takimi”, tha presidentja e BQE-së. “Ne po synojmë një normë interesi që na lejon të arrijmë objektivin afatmesëm të inflacionit prej 2%”, tha Lagarde. “Objektivi është i qartë, por nuk kemi arritur ende aty. Do të kemi rritje të mëtejshme të normës së interesit në të ardhmen”, theksoi Lagarde.http://ata.gov.al/2022/11/01/frankfurt-lagarde-banka-synon-nje-inflacion-prej-2/