Në tremujorin e tretë të 2022, PBB-ja në Itali shënoi një rënie, pas një rritjeje në tremujorin e mëparshëm, sipas të dhënave paraprake të Istat. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 0,5% në tremujorin e tretë, krahasuar me 1,1% në tremujorin e dytë të vitit. Në terma vjetore, rritja e PBB-së u ngadalësua në 2,6% nga 4,9% në tremujorin e mëparshëm. Sipas Zyrës së Statistikave, Istat, rritja vjetore e bartur e PBB-së për vitin 2022 arriti në 3,9%.http://ata.gov.al/2022/10/31/itali-pbb-ja-shenon-renie-ne-tremujorin-e-trete/