Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESISubvencionim të kontributeve për 5 vitet e para për nënat e papuna...

Subvencionim të kontributeve për 5 vitet e para për nënat e papuna me mbi tre fëmijë

Buxheti për mbrojtjen sociale dhe programet e saj për vitin 2023 llogaritet 30,6 miliardë lekë. Kështu deklaroi sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në seancën dëgjimore në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Manastirliu u shpreh se “me buxhetin 2023 financojmë politikën e re, të mbështetur nga nisma e Këshillimit Kombëtar, për mbështetjen e grave të papuna me 3 dhe më shumë fëmijë. Ky program planifikon të financohet në vlerën 600 milionë lekë dhe mbështet çdo grua me 3 apo më shumë fëmijë deri 18 vjeç, të papuna, me të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë/muaj, duke subvencionuar nga shteti masën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, si një mbështetje direkte për kujdesin në 5 vitet e para të fëmijës”. Duke folur për buxhetin e vitit 2023 për mbrojtjen sociale, Manastirliu tha se ka një rritje krahasuar me atë vitit 2022 dhe një rritje prej 5.5 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin 2013. “Buxheti 2023 financon 30,6 miliardë lekë për programet e mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, që synon të sigurojë rritjen e mburojës sociale për shtresat në nevojë, me fokus tek fëmijët, nënat më shumë fëmijë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar dhe familjet në nevojë duke mbështetur kështu më shumë se 220 mijë qytetarë dhe familje. Buxheti 2023 për këto programe është rritur me 10,3 % krahasuar me buxhetin e vitit 2022 dhe nëse bëjmë dhe një krahasim me vitin 2013 buxheti për skemën e mbrojtjes sociale është rritur me 5.5 miliardë lekë më shumë”, theksoi Manastirliu. Ministrja Manastirliu u shpreh se “gjithashtu do të vijojë mbështetja për sa i përket mbështetjes së programeve të ndihmës ekonomike, pagesave të paaftësisë dhe Fondit Social për ngritjen e shërbimeve sociale në territor”.https://ata.gov.al/2022/10/31/subvencionim-te-kontributeve-per-5-vitet-e-para-per-nenat-e-papuna-me-mbi-tre-femije/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments