Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore të Kosovës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës parashikohet të ketë shpeshtim të përkohëshëm të vranësirave POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje. Republika e MV prej disa ditësh vijonë të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndreushme atmosferike, të cilat do të sjellin në vend gjatë paradites dominim të kthjellimeve. Ndërsa pasditja pritet të sjelli kalime të pakta në të gjithë territorin e MV. Kontinentit Europian në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, KU parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në Juglindje të kontinentit. Ndërsa gadishulli Skandinav dhe ishujt Britanik do të jenë në dominimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të shiut.