Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTAlbania Padel Group

Albania Padel Group

“Albania Padel Group” tanimë është e njohur dhe nga Federata Botërore e këtij sporti. Dhe gjërat janë bërë më zyrtare, teksa në Tiranë ka ardhur për vizitë presidenti i Federatës Botërore të Padelit, Daniel Patti, i cili ka treguar për RTSH Sport rëndësinë e mbërritjes së tij në Shqipëri. “Për mua është i rëndësishëm çdo takim. Madje do të bëhet më e rëndësishme kjo vizitë nëse personat që duhet ta njohin këtë grup do të bëhen bashkë për krijimin e një Federate të vetme shqiptare të Padelit. Nëse gjithçka mbetet thjeshtë vetëm në një grup privat, atëherë kemi bërë pak. Do të thotë që vizita ime ka dhënë shumë pak, ndërsa vizioni i Federatës Botërore të Padelit është zhvillimi i këtij sporti nëpërmjet vetëm një Federate”. Në fakt, ekziston një përplasje institucionale, sepse që nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar e deri tek organizmat e tjerë shtetëror njohin një tjetër Federatë të Padelit. Si mund të arrihet që Albania Padel Group të njihet si drejtuese e këtij sporti në vend? “Deri në këto momente ne njohim si Federatë Botërore vetëm një institucion të padelit shqiptar, që është Albania Padel Group, e cila ka dorëzuar dhe dokumentacionin e plotë të anëtarësimit. Ne ia kemi këtë mundësi të procesit të rinjohjes. Për të tjerat që nuk kanë lidhje me ne nuk mund të flasim”. A ka në axhendë presidenti i Federatës Botërore të Padelit, Daniel Patti, takime me institucionet sportive në vend? “Unë jam në Shqipëri deri të premten e deri më tani nuk kam asnjë konfirmim për takime të tilla. Do të isha i lumtur të takoja dhe të bisedoja për një zhvillim ndryshe të Padelit në Shqipëri. Të gjithë janë të mirëpritur”. Por si mund të kthehet Padeli në një sport të traditës në vend? “Padeli është sport i lehtë për ta luajtur dhe ju ftoj dhe juve ta provoni. Sporti në përgjithësi i bën mirë trupit, shëndetit dhe mbi të gjitha të mban larg medikamenteve. Madje shton miqësinë. Dje pata një shëtitje këtu pas dhe shihja njerëz nëpër bare që pinin kafe. Padeli është sport i tillë që mund të luhet edhe brenda familjes, edhe brenda miqve. Pra e luajnë të gjithë. Ndaj nëse zhvillohet nuk do të jetë e largët dita që të bëhet sport tradite në Shqipëri”. Alessandro Pallini, administratori i Albania Padel Group, së bashku me Pasquale Minazzin, ka bërë edhe një pasqyrë të zhvillimit të këtij sporti në vend, me projeksionin për shtrirje në të gjithë Ballkanin, gjë që tashmë i duhet dhe Federatës Botërore të Padelit.https://sport.rtsh.al/artikull/federata-boterore-njeh-albania-padel-group-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments