Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTTenisi shqiptar me ambiente të reja

Tenisi shqiptar me ambiente të reja

Tenisi në Shqipëri tanimë do të luhet në kushte moderne dhe të rehatshme edhe në dimër. Pikërisht në “National Parc Sport” në Tiranë, të martën pasdite, janë inauguruar fushat e mbyllura. Kjo një investim i Federatës Shqiptare të Tenisit, por në veçanti e presidentit të saj, Ferdinand Sulo. Në këtë inaugurim kanë qenë të pranishëm dhe autoritetet më të larta sportive, kjo që nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, apo dhe zëvendëspresidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Erlind Pëllumbi, të cilët i kanë dhënë më shumë rëndësi kësaj rritje infrastukturore të sportit të tenisit në vend. Sulo dhe Ylli tregojnë dhe rëndësinë e shtimit të infrastrukturës së re në sportin e tenisit. “Ne krenohemi me të gjithë këto aktivitete që bëjmë – thotë Sulo – kemi marrëdhënie shumë të mira me vëllezërit tanë nga Kosova, por mbi të gjitha edhe me shqiptarët që jetojnë në Ulqin me të cilët kemi organizuar turne të përbashkëta. Qëllimi është që sa më shumë fëmijë e të rinj të merren me tenisin, aq më mirë do të jetë për të ardhmen e tenisit në vend” “Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nuk bën sport – shpjegon Ylli – bën politika për zhvillimin e sportit. Ne kemi nevojë për të tillë njerëz, të cilët pronën e tyre e kthejnë në shërbim të sportit. Dhe unë mendoj që do t’i shërbejë tenisit në vazhdimësi”. E tanimë pritet që shpejt tenisi shqiptar të ketë dhe aktivitetet e para në ambientet e saj të mbyllura, pse jo dhe ndërkombëtare.https://sport.rtsh.al/artikull/tenisi-shqiptar-me-ambiente-te-reja-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments