Friday, October 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTFlamurtari triumfon në derbi

Flamurtari triumfon në derbi

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, e cila i ka luajtur të shtunën 3 takimet e para, ka vijuar të ulur të dielën me një tjetër takim të vlefshëm për javën e 10-të të saj, atë midis Flamurtarit dhe Orikun. Në duelin e zhvilluar pasdite në Stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, skuadra vendase ka ngadhënjyer me 3 gola në derbin bregdetar me fqinjët e Orikut. Pjesa e parë e kësaj sfide, që është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, është mbyllur me rrjeta të paprekura, por, me fillimin e së dytës, është Flamurtari që kalon në epërsi me anë të Floresit. Në minutën e 66-të, është Xhonatan, i cili pati dhënë pasimin e fundit për golin e parë, ai që do të realizojë vetë të dytin. 6 minuta para fundit, Juri shënon edhe golin që vulos fitoren e Flamurtarit në shifrat 3-0. Me këtë fitore, kuqezinjtë e trajnerit Marselo Troizit korrin fitoren e 3-të radhazi, teksa ruajnë vendin e parë të renditjes, në kuotën e e 17 pikëve. Dy takimet e fundit të kësaj jave, Korabi-Dinamo dhe Luzi 2008-Tomori, luhen të hënën, duke nisur nga ora 13:00.https://sport.rtsh.al/artikull/flamurtari-triumfon-ne-derbi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments