Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAADN-ja e nxjerr nga burgu!

ADN-ja e nxjerr nga burgu!

Një amerikan, i cili kaloi gati 40 vjet burg për një vrasje që nuk e kreu, është liruar pasi testet e ADN-së dëshmuan se ai ishte i pafajshëm. Maurice Hastings, 69 vjeç, kreu më shumë se 38 vjet burg në Kaliforni për vrasjen e Roberta Wydermyer në 1983 dhe dy tentativa për vrasje. Prokurori i Los Anxhelesit, George Gascon, njoftoi se dënimi për vrasjen e vitit 1988 ishte shfuqizuar dhe Hastings ishte liruar nga burgu. “Ajo që i ka ndodhur zotit Hastings është një padrejtësi e tmerrshme,” tha Gascon. ”Sistemi i drejtësisë nuk është i përsosur dhe kur mësojmë për prova të reja që na bëjnë të humbasim besimin në një bindje, është detyrimi ynë që të veprojmë me shpejtësi”, shtoi ai. Hastings, i cili gjithmonë ka ruajtur pafajësinë e tij, tha në një konferencë për shtyp se donte të shijonte jetën e tij dhe të ecte përpara. Në vitin 2000, ai kërkoi testin e ADN-së për të vërtetuar pafajësinë e tij, por kërkesa fillimisht u refuzua. ”Në qershor u zbulua se provat e ADN-së nga koha e vrasjes përputheshin me një burrë që vdiq në vitin 2020 ndërsa vuante dënimin për një rrëmbim dhe përdhunim të veçantë”, tha zyra e prokurorit.http://ata.gov.al/2022/10/29/pas-40-vitesh-adn-ja-e-nxjerr-nga-burgu/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments