Friday, October 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORT460 fëmijë e të rinj në kampionatin e Dancit Sportiv

460 fëmijë e të rinj në kampionatin e Dancit Sportiv

Në Elbasan u mbajt sot Kampionati i 20-të Kombëtar i Dancit Sportiv, ku 460 fëmijë e të rinj pjesëmarrës zhvilluan performancat e tyre në disiplina në ndryshme. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, u shpreh se, “aktivitetet fizike ndihmojnë që fëmijët të rriten të shëndetshëm, aktivë, plot energji e të qëndrojnë larg fenomeneve negative sociale e jetës pasive”. “Së bashku me mësuesit dhe prindërit , kemi detyrimin që t’i orientojmë ata edhe më shumë drejt sporteve, jo vetëm në shkollë por edhe jashtë saj”, theksoi Kushi. Kushi falënderoi Presidenten e Federatës së Dancit Sportiv, Linda Spaho për këmbënguljen dhe përkushtimin e saj, si dhe Bashkinë e Elbasanit për kushtet optimale të krijuara në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”, për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të tilla me përmasa kombëtare.http://ata.gov.al/2022/10/30/460-femije-e-te-rinj-pjesemarres-ne-kampionatin-e-dancit-sportiv/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments