Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALELiqenet e Myzeqesë drejt tharjes, mungesa e shirave rrezikon basenet ujore

Liqenet e Myzeqesë drejt tharjes, mungesa e shirave rrezikon basenet ujore

Ky mot i mirë vjeshte po shfrytëzohet më së miri nga banorët e Breglumës për mbjelljen e të lashtave. Ndër të rrallët vite që ujërat e liqenit të Fierzës nuk kanë prekur tokat bujqësore nën këmbët e tyre. E sigurisht që për ta ishte fat, pasi eksperiencat e viteve të shkuara tregojnë për rrënimin e bujqësisë në Breglum, e zhytjen e prodhimeve nën ujë pa korrur frytet e tyre. Bregluma, njihej për bollekun e tokën pjellore në të gjithë zonën, madje me dy prodhime në vit. Kanë vendosur ta provojnë fatin edhe këtë vjeshtë, për të mbjellë grurin, por krahas frikës për përmbytjen ky vit është shoqëruar me rritjen e shpenzimeve në disa fusha. Si çdo fshat tjetër edhe Bregluma e vuan epideminë e braktisjes së pamundësisë për t’i ofruar edhe shërbimet tokës e bujqësisë në tërësi. Bregluma sot ka mbetur pak banorë. Tokat saj në pjesën më të madhe të sipërfaqes shtrihen nën kuotën e 300 metrave mbi nivelin e detit, e rrjedhimisht përmbyten në kuotat maksimale të liqenit. Një pjesë tyre kanë arritur të dëmshpërblehen e të shpërngulen duke u kompensuar me tokë fizike në Durrës e zona të tjera të ultësirës, por një pjesë tjetër mbeti në fshat e i duhet të provojë fatin për mbjellje në tokës dhe prodhimeve në vartësi të kushteve të motit e nivelit të ujit në liqen, siç thonë banorët është me lotari.https://lajme.rtsh.al/artikull/liqenet-e-myzeqese-drejt-tharjes-mungesa-e-shirave-rrezikon-basenet-ujore

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ