Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESICovid: Në 24 orët e fundit asnjë viktimë, 38 të infektuar, 17...

Covid: Në 24 orët e fundit asnjë viktimë, 38 të infektuar, 17 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe se nga 581 testime të kryera kanë rezultuar të infektuar 38 qytetarë, ndërsa 17 pacientë janë shëruar. “Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 581 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 38 qytetarë, në këto bashki: 19 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Vlorë, Sarandë, Korçë, Dimal, Elbasan, nga 1 qytetarë në Patos, Lushnjë, Selenicë, Delvinë, Finiq, Gjirokastër, Maliq. Janë 242 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,948 që nga fillimi i epidemisë.”- thuhet në njo0ftimin e MSHMS-së.https://lajme.rtsh.al/artikull/covid-19-ministria-e-shendetesise-ne-24-oret-e-fundit-asnje-viktime-38-te-infektuar-17-te-sheruar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments