Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKurti : Deri më 21 nëntor vetëm qortim, më 21 prill ndalim...

Kurti : Deri më 21 nëntor vetëm qortim, më 21 prill ndalim total

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se vendimi i Qeverisë për çështjen e targave mbetet në fuqi, por megjithatë janë bërë disa ndryshime. Sipas këtij plani, përshkallëzimi i masave do të bëhet me disa faza, ku në fazën e parë, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor, do të ketë tërheqje vëmendjeje ose e thënë ndryshe masë ‘qortuese’, në fazën e dytë, mes datave 21 nëntor deri më 21 janar, do të ketë gjobë, por ende e pa përcaktuar shifra konkrete, ndërsa në fazën e tretë është parashikuar ndalimi i të gjitha targave provuese për dy muaj, pra nga 21 janari deri në 21 prill. Pas datës 21 prill, nuk do të ketë më targa të tjera. “Targat për KM, GL janë targa ilegale. Qeveria e Kosovës përmes vendimit ka obliguar ata që t’i kthejnë në targa RKS. NBe kemi zhvilluar diskutime edhe të brendshëm edhe me ministrinë dhe kemi ardhur në përfundim që të sjellim për propozim një vendim që bën shkallëzim të zbatimit të këtij vendimi. Deri me 21 nëntor do të jetë masa a qortimit. Nga 21 nëntori deri me 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të kemi targa provuese për tre muaj. Pas secilës datë me 21 prill s’do të ketë më targa të tjera në Republikën e Kosovës”, ka thënë kryeministri Albin Kurti. Sipas vendimit të mëhershëm të Qeverisë së Kosovës, qytetarët në veri që kanë targa të lëshuara nga Serbia, do të mund t’i konvertonin ato deri më 31 tetor dhe se pas kësaj date, makina me targa të tilla nuk do të mund të qarkullonin në territorin e shtetit e as të kalonin kufirin. Kujtojmë se Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të çojnë në përshkallëzim të situatës.https://lajme.rtsh.al/artikull/kurti-ndryshon-vendimin-per-ceshtjen-e-targave-deri-me-21-nentor-vetem-qortim-me-21-prill-ndalim-total

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments