Tuesday, April 22, 2025
HomeSHKENCA DHE JETABE angazhoi mbi 23 miliardë euro në financimin e klimës në 2021

BE angazhoi mbi 23 miliardë euro në financimin e klimës në 2021

Bashkimi Evropian dhe 27 shtetet e tij anëtare kanë premtuar 23.04 miliardë euro (22.94 miliardë dollarë) në financimin e klimës në jugun global, njoftoi Këshilli i BE-së. Financimi nga burime publike synon “të mbështesë vendet në zhvillim për të reduktuar emetimet e tyre të gazeve serrë dhe për t’u përshtatur me ndikimet e ndryshimeve klimatike”, thuhet në një njoftim për shtyp. Njoftimi vjen përpara konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike COP27 që do të mbahet në Sharm-el-Sheikh, Egjipt nga 6 nëntori. Fondet përfshinin 2.50 miliardë euro nga buxheti i BE-së dhe Fondi Evropian i Zhvillimit, si dhe 2.56 miliardë euro nga Banka Evropiane e Investimeve. 54% e fondeve janë caktuar për përshtatjen klimatike ose për veprime që adresojnë si përshtatjen ashtu edhe zbutjen e ndryshimeve klimatike, thuhet në deklaratë, duke cituar të dhëna nga Komisioni Evropian. “BE dhe shtetet e saj anëtare janë të vendosur të vazhdojnë të përmbushin angazhimet e tyre ndërkombëtare për financimin e klimës drejt qëllimit kolektiv të vendeve të zhvilluara për të mobilizuar 100 miliardë dollarë në vit”, thuhet në njoftimin për shtyp. Financimi publik ndërkombëtar i klimës synon të mbështesë vendet në jugun global në zbatimin e marrëveshjes klimatike të Parisit të vitit 2015.https://ata.gov.al/2022/10/28/bruksel-be-angazhoi-mbi-23-miliarde-euro-ne-financimin-e-klimes-ne-2021/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ