Qarku i Gjirokastrës është një nga 12 qarqet në Shqipëri dhe ka një sipërfaqje prej 2.884 km². Qarku i Gjirokastrësi përfshin rrethin e Gjirokastrës, rrethin e Përmetit dhe rrethin e Tepelenës. Qendra e Qarkut te GJirokastres ndodhet në qytetin e Gjirokastrës. ISO 3166-2-Code është AL-05. Qarku i Gjirokastrës kufizohet në veri me Qarkun e Beratit, në veriperëndim me Qarkun e Fierit, në jug deri në perëndim me Qarkun e Vlorës, në juglindje me Greqinë dhe në lindje me Qarkun e Korçës. Në Qarkun e Gjirokastrës rrjedh lumi Vjosa dhe në jug lumi Drino.