Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBreton: Twitter-i të funksionojë sipas rregullave të BE

Breton: Twitter-i të funksionojë sipas rregullave të BE

Twitter-i do të duhet të pajtohet me rregullat e reja të Bashkimit Evropian që trajtojnë dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes në mediet sociale, deklaroi sot komisioneri i BE-së, Thierry Breton pas njoftimit të Elon Musk për blerjen rrjetit social. “Në Evropë, zogu do të fluturojë sipas rregullave tona, të BE-së”, shkroi komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së, Breton në Twitter duke iu referuar logos së platformës së medias sociale. Breton iu përgjigj një postimi në Twitter të Elon Musk ku shkruhej se “zogu është i lirë”, me të cilin ai njoftoi blerjen e rrjetit disa orë më parë. Musk e ka justifikuar blerjen e tij duke përmendur nevojën për të mbrojtur dhe forcuar lirinë e fjalës, ndërsa kritikët kanë shprehur shqetësimin se ndryshimi i pronësisë, do të rezultojë në një përmbajtje më pak të moderuar që mund të nxisë gjuhën e urrejtjes. Breton tha se ligji për Shërbimet Digjitale parashikonte rregulloren e fundit historike të bllokut, që përcakton përgjegjësitë për kompanitë e teknologjisë dhe internetit. Sipas ligjit kompanitë do të duhet të moderojnë platformat e tyre për te shmangur përmbajtjet e dëmshme si dezinformimi, dhe të prezantojnë protokolle për të bllokuar përhapjen e materialeve të rrezikshme gjatë krizave si pandemia e Covid-19.https://ata.gov.al/2022/10/28/bruksel-breton-twitter-i-te-funksionoje-sipas-rregullave-te-be-se/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments