Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAFRANCË – Nivel i ri rekord inflacioni

FRANCË – Nivel i ri rekord inflacioni

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Francë u përshpejtua me një ritëm më të lartë se sa pritej, duke shënuar një nivel të ri rekord në tetor, mes kostove të larta të energjisë, ushqimeve dhe produkteve, sipas të dhënave të zyrës statistikore (Insee). Të dhëna të veçanta zyrtare treguan se inflacioni i çmimeve të prodhimit regjistroi një ulje në shtator, megjithëse, në përgjithësi mbeti i lartë. Inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit në 6,2% në tetor krahasuar me 5,6% në shtator. Ndërkohë, ekonomistët kishin parashikuar një rritje të lehtë të inflacionit në 5,7%.Ky ishte inflacioni më i lartë që nga viti 1985. Banka e Francës pret që inflacioni të jetë mesatarisht 5,8% këtë vit dhe në një interval midis 4,2% dhe 6,9% në 2023. Në një përpjekje për të kontrolluar rritjen e çmimeve në të gjithë eurozonën, BQE-ja njoftoi dje një rritje të normës se interesit prej 0,75% . Vetëm çmimet e energjisë u rritën me 19,2% në terma vjetore, në tetor, krahasuar me 17,9% muajin e kaluar. Çmimet e ushqimeve u rritën në 11,8% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa çmimet e produkteve të përpunuara u rritën me 4,2%. Inflacioni i harmonizuar me BE-në u rrit në 7,1% në tetor krahasuar me 6,2% në shtator, duke tejkaluar pritshmëritë e ekonomistëve të cilët kishin parashikuar një rritje prej 6,4%. Në baza mujore, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit, u kthye në gjendjen e mëparshme prej 1,3% që nga shtatori kur u regjistrua një rënie me 0,5%. Rritja e pritshme ishte 0,6%. Në mënyrë të ngjashme, indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 1,0% në tetor krahasuar me 0,6% muajin e kaluar. Ekonomistët kishin parashikuar një rritje prej 0,5%.https://ata.gov.al/2022/10/28/france-inflacioni-arrin-nje-nivel-te-ri-rekord/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments