Rajoni, Europa Moti-E Premte, 28 Tetor 2022

0
16

Gjatë orëve të paradites, Republika e Kosovës do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në të gjithë territorin e saj POR parashikohet që mesdita dhe në vijim në Kosovë të ketë shfaqje të vranësirave nëpër të gjithë kosovën, të cilat nuk do të mund të gjenerojnë shira.Përsa i përket, Republikës së MV do të jetë në ndikimin e  kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët dhe lokalë në zonat kufitare me shqiperinë. Gjatë natës pritet sërisht përmirësim i dukshëm i kushteve të motit. Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante.  NDERSA prezenca e dy qendrave të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në perëndim dhe jugperëndim të Europës do të bëjë që; ishujt Britanikë dhe gadishulli Iberik të përjetojnë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere. Herë pas herë shirat do të jenë në formë shtërngate. Po ashtu; me vrannësira dhe reshje dëbore mbeten vendet e Europës Lindore.