Pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se është vendimtare që Bashkimi Evropian ta mbështesë Kosovën në përballje me krizat tashmë globale, siç është ajo me energjinë. “Është vendimtare që Bashkimi Evropian të na qëndrojë pranë dhe të na mbështesë në përballje me krizat me të cilët të gjithë po ballafaqohemi, krizën energjetike, e mirëpresim faktin qe mbështetja e rajonit në këtë drejtim është në qendër të vizitës suaj”, tha Osmani. “Siç biseduam besoj ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të ndërmarrë veprime konkrete drejt integrimit të vendit demokratik të Ballkanit Perëndimor”, shtoi ai. Osmani ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave. “Shpresojmë që thirrja e Këshillit të Evropës të respektohet nga te gjitha shtetet anëtarë dhe kjo padrejtësi të përfundojnë pa kritere të reja teknike të cilët do të bllokonin vendimmarrjen politike”, tha Osmani.https://ata.gov.al/2022/10/27/osmani-pret-mbeshtetje-konkrete-nga-be-per-energjine-dhe-integrimin/
Osmani pret mbështetje konkrete nga BE për energjinë dhe integrimin
RELATED ARTICLES