Në projektbuxhetin e vitit 2023 është parashikuar një fond prej 7 miliardë lekësh për për forcimin e sigurisë kibernetike dhe rritjen e infrastrukturës digjitale. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se gjatë prezantimit të p/buxhetit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave Konkretisht në buxhet planifikohet një fond prej 2 miliardë lekësh për mirëmbajtjen e rreth 115 sistemeve qeveritare. Në kuadër të mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike për sistemet dhe infrastrukturën e-gov, do të financohet me 2 miliardë lekë zëri “shpenzime operative” që lidhet me konsulencën dhe mbështetjen nga kompanitë “Microsoft”, sikundër financohet dhe kontrata me “Jones Group International”. Qeveria Shqiptare ka nënshkruar në janar të këtij vit marrëveshjen me kompaninë amerikane “Jones Group International” për forcimin e sigurisë kibernetike dhe rritjen e infrastrukturës digjitale. Po ashtu, në projektbuxhet është vendosur dhe fondi prej rreth 3 miliardë lekësh për financimin e kredisë nga Banka Botërore, në kuadër të mbrojtjes së sigurisë kibernetike. 15 korrikun e shkuar, vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare. Autoritetet në vend deklaruan se sulmi nuk ia arriti qëllimit. Ndërkohë sistemet në pak ditë u rivunë të gjitha në punë. Pas hetimeve në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të antiterrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, autoritetet zbuluan se sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit. Nisur nga kjo Qeveria vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Qeveria vendosi largimin brenda 24 orësh të të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përfshirë edhe personelin e sigurisë së ambasadës se Republikës Islamike të Iranit, në Shqipëri.http://ata.gov.al/2022/10/26/projektbuxheti-7-miliarde-leke-per-forcimin-e-sigurise-kibernetike/
7 miliardë lekë për forcimin e sigurisë kibernetike
RELATED ARTICLES