Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREEmetimet në BE rriten 5%

Emetimet në BE rriten 5%

Rimëkëmbja ekonomike pas vitit 2020, e goditur nga koronavirusi, ka bërë që emetimet e dyoksidit të karbonit (CO2) në Bashkimin Evropian të rriten sërish në terma vjetore, pas një periudhe të gjatë rënieje. “Bazuar në të dhënat paraprake, emetimet e gazeve serrë që dëmtojnë klimën në BE u rritën me rreth 5% në vitin 2021, krahasuar me një vit më parë”, sipas një raporti të Agjencisë Evropiane e Mjedisit (EEA). Por, emetimet ishin rreth 6% më të ulëta se në vitin 2019, përpara koronavirusit. Midis viteve 1990 dhe 2020, emetimet në 27 vendet anëtare të BE-së ranë me 32%, që do të thotë se objektivi i klimës për një reduktim prej 20% për vitin 2020 u arrit në mënyrë të qartë. “Megjithatë, progresi vjetor duhet të dyfishohet në rrugën drejt objektivave më ambicioze të klimës dhe energjisë për vitin 2030”, thanë ekspertët në agjencinë e BE-së, në Kopenhagë. Emetimet duhet të bien mesatarisht me 134 milionë tonë CO2 në vit ose 4% për të përmbushur objektivin e reduktimit të emetimeve me të paktën 55% deri në vitin 2030.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments