Kanë mbetur vetëm edhe 6 ditë deri në përmbylljen e afatit të dhënë nga Qeveria e Kosovës për konvertimin e targave ilegale të veturave në ato “RKS”. Përkundër presionit të madh të grupeve kriminale të mbështetura nga autoritetet e Serbisë, disa prej qytetarëve serbë kanë vendosur ta shfrytëzojnë mundësinë e ofruar nga ekzekutivi i vendit për konvertim të targave. “Gjithsej deri më tani në të gjitha qendrat janë regjistruar 18 vetura nga qytetarët serbë me targat ‘RKS’”, ka theksuar Ardita Ademi Istrefi, udhëheqëse e Qendrës për regjistrim të automjeteve në “InfoPlus” në RTK. Ajo ka bërë të ditur se nga ky numër 7 prej automjeteve të regjistruara janë nga regjioni i Mitrovicës. Ndërkohë, raportohet që rreth 3 mijë vetura me targa ilegale qarkullojnë në veri të vendit. Ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar institucioneve të vendit që ta shtyjnë afatin e konvertimit të targave edhe për 10 muaj, me qëllim të shmangies së tensionimit të situatës në veri. Herën e parë ky afat ishte shtyrë në gusht për dy muaj, me kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare, me arsyetimin e mosinformimit të duhur të qytetarëve serbë. Megjithatë, kryeministri Kurti i pyetur sot nga gazetarët rreth kërkesës së re të BE-së ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të re të këtij afati.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=621121
18 qytetarë serbë i kanë konvertuar targat ilegale në “RKS”
RELATED ARTICLES