Thursday, October 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREScholz: Plan Marshall për rindërtimin e Ukrainës

Scholz: Plan Marshall për rindërtimin e Ukrainës

Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur në favor të krijimit të një Plani Marshall për rindërtimin e Ukrainës, ndërkohë që lufta e Rusisë ndaj fqinjit të saj është ende duke vazhduar. “Kjo është një detyrë brezash që duhet nisur tani”, deklaroi sot Scholz në një konferencë ndërkombëtare për rindërtimin në Berlin, duke iu referuar investimit masiv të SHBA-së në Gjermani dhe vende të tjera perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore. “Investitorët privatë dhe shtetërorë duhet të bashkohen për të formësuar të ardhmen e vendit, jo vetëm për muajt e ardhshëm, por për vitet e ardhshme”, tha Scholz. Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të zhvillojnë një takim me ekspertë ndërkombëtarë në Berlin për të diskutuar rindërtimin e Ukrainës. Në takim marrin pjesë edhe kryeministri ukrainas, Denys Shmygal dhe kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.https://ata.gov.al/2022/10/25/berlin-scholz-nje-plani-marshall-per-rindertimin-e-ukraines-para-perfundimit-te-luftes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments