Kompania gjermane e produkteve sportive “Adidas” i ka dhënë fund partneritetit me reperin amerikan, Kanye West pas deklaratave të tij antisemite në rrjetet sociale. “Deklaratat dhe veprimet e fundit të Kanye West kanë qenë të papranueshme, të urryeshme dhe të rrezikshme”, tha sot kompania në një deklaratë. “Adidas nuk e toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër gjuhe të urrejtjes”, tha kompania. “Adidas” tha se pas një shqyrtimi të plotë, kishte vendosur të ndërpriste menjëherë partneritetin me West, duke ndërprerë kështu prodhimin e artikujve nga marka fitimprurëse e veshjeve dhe këpucëve “Yeezy” dhe duke i dhënë fund të gjitha pagesave ndaj West dhe kompanive të tij. Kompania vlerësoi se ky vendim do të shkaktonte një humbje prej 250 milionë eurosh në vitin 2022.http://ata.gov.al/2022/10/25/adidas-i-jep-fund-partneritetit-me-kanye-west-per-shkak-te-deklaratave-antisemite/