Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEINSTAT marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës

INSTAT marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës

Drejtoresha e përgjithshme e INSTAT, Elsa Dhuli dhe rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja ka për qëllim përfshirjen e botës akademike në proceset e prodhimit të statistikave zyrtare dhe statisticienëve në pasurimin e kurrikulave mësimore. Gjithashtu marrëveshja synon të sigurojë bashkëpunimin mes dy institucioneve në lidhje me procesin e prodhimit statistikor, lehtësimin në kuptueshmëri të statistikave si edhe lehtësimin e proceseve kërkimore shkencore. Në bazë të kësaj marrëveshje, palët nënshkruese marrin përsipër të vendosin në dispozicion të njëra-tjetrës të gjitha burimet njerëzore e materiale për arritjen e qëllimit që kjo marrëveshje parashikon.http://ata.gov.al/2022/10/25/instat-marreveshje-bashkepunimi-me-universitetin-e-tiranes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments