Kryeministrja e re e Italisë Giorgia Meloni deklaroi se ‘’qeveria e saj nuk do të përsërisë kurrë bllokadat e ashpra dhe kufizimet e tjera të vendosura gjatë valëve të krizës së koronavirusit’’. Italia ishte epiqendra e epidemisë Covid-19 në Evropë kur mbërriti në Evropë në fillim të vitit 2020. Vendi me afro 60 milionë banorë u përball me kërkesat e izolimit, mbylljet e përhapura dhe kufizimet në distancë nga shtëpia. Meloni tha se ‘’pavarësisht rregullave, të mbështetura nga kërcënimi i gjobave, Italia ka ende një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë dhe infeksionit në Perëndim’’. “Diçka nuk shkoi qartë atje, prandaj dua të them se ne nuk do ta imitojmë në asnjë mënyrë këtë model’’, tha 45-vjeçarja në fjalimin e saj inaugurues sot në parlament. ‘’Këshillat e mjekëve do të dëgjohen por jo direktivat e shkruara nga burokratët, ndërkohë që informacioni i saktë dhe parandalimi janë më efektive se detyrimi’’, shtoi ajo.http://ata.gov.al/2022/10/25/covid-19-meloni-qasja-e-ashper-e-italise-ndaj-virusit-qartesisht-nuk-funksionoi/
Meloni: Qasja e ashpër e Italisë ndaj virusit ‘qartësisht nuk funksionoi’
RELATED ARTICLES