Friday, November 22, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAHënë: Mision japonez drejt saj

Hënë: Mision japonez drejt saj

Nëse në këtë periudhë flasim për misione hapësinore të drejtuara drejt Hënës, mendojmë para së gjithash për misionin Nasa Artemis, i cili do të sjellë anijen kozmike Orion (pa pilot) në orbitën rreth satelitit tonë dhe që, sipas komunikimeve të fundit nga NASA, do të shohim përpjekjen e radhës për të nisur me raketën SLS më 14 nëntor të ardhshëm, shkruan focus.it. Pikërisht në ato ditë (mes 9 dhe 15 nëntor, sipas planeve) duhet të nisë një tjetër mision, i quajtur “M1” dhe i projektuar nga një kompani private japoneze (Ispace), i cili duhet të “dërgojë” një tokëzues në Hënë, d.m.th. , një platformë me disa mjete në bord. Për të marrë përsipër këtë lëshim do të jetë një raketë Falcon 9 e kompanisë private amerikane SpaceX. ‘’Rashid’’ do të zbresë gjithashtu në tokën hënore, një rover hënor me peshë rreth 10 kilogramë i prodhuar nga Emiratet Arabe, duke konfirmuar kështu interesin e tyre të konsiderueshëm për eksplorimin planetar. M1 është pjesë e programit Space të quajtur HAKUTO-R, i cili dëshiron t’i ofrojë kujtdo që dëshiron një “transport” në Hënë (drejtpërdrejt ose në orbitë). Misioni i radhës, M2, tashmë është caktuar për vitin 2024 dhe kompania tashmë po punon për misionin M3. M1 do të marrë rreth tre muaj përpara se të arrijë pranë Hënës: ai në fakt do të vendoset në një trajektore të tillë për të shfrytëzuar gravitetin hënor që do ta ndihmojë atë për të arritur qëllimin. Në Ispace, e cila në vitin 2010 kishte rreth njëzet punonjës, sot punojnë rreth 200 njerëz të kualifikuar në Japoni, SHBA dhe Evropë.http://ata.gov.al/2022/10/25/te-gjithe-per-ne-hene-edhe-nje-mision-japonez-drejt-saj/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments