Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako mori pjesë sot në aktivitetin e mbajtur në studion e skulptorit të njohur durrsak Qazim Kërtusha, me rastin e 70-vjetorit të tij të lindjes. Në këtë ceremoni përveç piktorëve e skulptorëve të njohur merrnin pjesë edhe shumë arkitektë e inxhinierë. Në studio dhe jashtë saj ku ishin ekspozuar disa prej punëve të tij në thuajse 50 vjet krijimtari, ndodheshin edhe ide në bocete për skulptura që mund të vendosen në sheshe dhe hapësira publike të qytetit. “Durrësi është qytet i artistëve dhe ne i kemi patur dhe do ti kemi gjithmonë në vëmendje pikërisht këta njerëz të artit dhe kulturës duke bashkëpunuar me ta në shërbim të qytetit. Kërtusha ka realizuar dhjetëra skulptura që janë vendosur jo vetëm në hapësirat publike të Durrësit por edhe në parqe e sheshe të qyteteve të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Itali, Austri etj. Kërtusha ka marrë pjesë edhe në disa ekspozita personale dhe kolektive brenda dhe jashtë vendit”, shprehet Sako.http://ata.gov.al/2022/10/24/qazim-kertusha-50-vjet-krijimtari-ne-skulpture/