Në qytetin e Beratit për herë të parë ka nisur puna për shndërrimin e fasadave të pallateve në murale. Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndau në rrjetet sociale momente nga puna e artistëve në realizimin e muraleve në një pallat pranë shëtitores së qytetit. Duke i cilësuar një histori në mur, Demo tha se “kjo është vetëm e para vepër artistike në peizazhin e Beratit”. “Në muralen e parë është pikturuar Kalaja, motra e cila përjetoi zënkën e vëllezërve, Shpiragut me Tomorin, lotët e së cilës krijuan lumin Osum”, u shpreh Demo. Muralet janë kthyer në atraksionin më të ri turistik në disa qytete të vendit, ku syri kureshtar i qytetarëve mahnitet nga ngjyrat, ndërthurja e elementëve dhe sidomos nga mesazhet që transmeton ky art.https://ata.gov.al/2022/10/24/murale-ne-fasaden-e-pallatit-e-para-ne-peizazhin-e-beratit/