Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEZhvillohet në Korçë Turneu Ndërkombëtar Studentor i Shahut

Zhvillohet në Korçë Turneu Ndërkombëtar Studentor i Shahut

Turneu Ndërkombëtar Studentor i Shahut u mbajt fundjavën që lamë pas, në qytetin e Korçës. Ky aktivitet u organizua nga Universiteti “Fan Noli”. 24 të rinj, lojtarë shahu, nga 11 universitete të Shqipërisë, Kosovës, Greqisë e Maqedonisë së Veriut, si dhe nga gjimnazi i Korçës “Themistokli Germenji” e gjimnazi me orientim gjuhësor “Faik Konica”, u bënë pjesë të këtij aktiviteti. Prefekti i Korçës, Nertil Jole, përgëzoi organizatorët për mbështetjen, rektorin Dhimitri Bello, zëvendësrektorin Artur Adili e veçanërisht Shoqatën Studentore te Universitetit “Fan Noli”. “E konsideroj shumë pozitiv faktin se shahu po merr një vëmendje dhe rivlerësim të ri. Mendoj se është një sport elitar dhe se Korça i ka të gjitha mundësitë që këtë traditë ta aplikojë në mënyrë të vazhdueshme” u shpreh prefekti Jole, i cili pasi uroi fituesin e kësaj gare, shtoi se të tilla aktivitete sjellin rigjallërimin e jetës universitare dhe të krijimit të lidhjeve brenda Ballkanit e më gjerë. Fitues i këtij turneu u shpall Ardit Uruqi nga Universiteti “Hasan Prishtina”, Kosovë. Në vend të dytë u rendit Rafahlia Tsouli nga Universiteti “Western Macedonia”, Greqi dhe në vend të tretë Bardh Avdiu nga Universiteti “Hasan Prishtina”, Kosovë.https://ata.gov.al/2022/10/24/zhvillohet-ne-korce-turneu-nderkombetar-studentor-i-shahut/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments