Erërat e forta të shoqëruara me shi kanë dëmtuar çatitë e banesave dhe kanë ndërprerë linjat e energjisë elektrike në të gjithë rajonin verior të Francës, njoftoi sot prefektura Pas-de-Calais. Rreth 150 banorë të qytetit të Bihucourt, në verilindje të Amiens u njoftuan të largoheshin nga banesat e tyre. Një person u raportua se ishte plagosur lehtë. Kryetari i bashkisë Benoît-Vincent Caille tha për BFMTV se, rreth dy të tretat e banesave në qytet ishin dëmtuar nga furtuna, e cila ishte e fortë, por e shkurtër. Prefektura iu referua shpërthimeve të forta të natyrës së një tornadoje. Gjithashtu, ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin postoi në Twitter se rajoni ishte goditur nga një tornado. “Rreth 2 900 familje në vende të ndryshme midis Le Havre dhe Parisit kanë mbetur pa energji elektrike”, njoftoi prefektura Eure.https://ata.gov.al/2022/10/24/france-rajoni-verior-goditet-nga-nje-tornado/
FRANCË – Një tornado ndërpret energjinë elektrike në veri të vendit
RELATED ARTICLES