Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh sot se, “nuk ka ndaluar për asnjë moment Plani i Pastrimit Kombëtar, në 1️2️ qarqet e Shqipërisë sepse investimi më i mirë për një vend të pastër është kujdesi që tregojmë sot ndaj mjedisit”. Ministrja ndau sot në rrjetet sociale disa momente nga ditët e fundit të Planit të Pastrimit Kombëtar dhe falënderoi këdo që është angazhuar. “Disa momente nga ditët e fundit, për të falënderuar këdo që është angazhuar në këtë detyrë të mirëfilltë patriotike, por edhe për të kuptuar se sa e vështirë është lufta me plehrat e ndërrimi mentaliteteve kur kemi një vit që pastrojmë pa pushim, por akoma përballemi me pisllëkun nëpër lagje e nëpër rrugët e qyteteve tona”, shprehet Kumbaro.https://ata.gov.al/2022/10/23/kumbaro-plani-i-pastrimit-kombetar-nuk-ndalet/