Shumica e polakëve në një sondazh për gazetën e përditshme “Rzeczpospolita” u shprehën kundër reformave të mëtejshme të sistemit të drejtësisë të kërkuara nga ministri i Drejtësisë nëse vazhdimi i tyre do të bllokonte financimin e Polonisë nga BE. Të pyetur nëse qeveria duhet të vazhdojë me reformat edhe nëse kjo nënkupton një shtrëngim të financimit, 53,8 për qind e tyre thanë “Jo”, 19,2 për qind “Po” dhe 27 për qind nuk kishin një opinion të qartë. Autorët e sondazhit theksuan se kundërshtimi i reformave është më i lartë në mesin e banorëve urbanë (59 përqind), akademikëve (59 përqind) dhe atyre me të ardhura të larta (69 përqind). Komisioni Evropian ka bllokuar pagesat e Polonisë nga një fond i rimëkëmbjes pas pandemisë, për shkak të reformave në drejtësi që vendi i konsideron të dëmshme për pavarësinë e gjyqtarëve. Disa vëzhgues besojnë se mospërputhja e Polonisë me kërkesat e Komisionit në këtë çështje mund të bllokojë gjithashtu financimin e saj të kohezionit. Anketa online u krye në datat 18-19 tetor me pjesëmarrjen e 800 përdoruesve të internetit të moshës mbi 18 vjeç.https://ata.gov.al/2022/10/23/varshave-kundershtimi-i-reformave-ne-drejtesi-rrezikon-financimin-e-be-se/