Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i tha një auditori në Panairin e Librit, në Frankfurt se roli i saj ishte të tregonte të vërtetën për tmerret me të cilat përballen ukrainasit çdo ditë. “Ne po luftojmë për jetën tonë”, tha ajo në një event të organizuar nga revista gjermane e grave “Brigitte”. “Limiti ynë i planifikimit është ndoshta një ose dy ditë, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë nesër apo pasnesër”, tha ajo. “Në të njëjtën kohë, po fillon një rutinë e caktuar. Zemra nuk rreh aq shumë kur bien sirenat, ndërsa ne shkojmë në vendstrehimet”, tha Zelenska. Zelenska ishte në Frankfurt për të ndihmuar në lançimin e një libri që mbron përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara. “Ne duhet të mendojmë për rindërtimin që tani”, tha ajo, duke shtuar se shpresonte se shkollat do të rindërtoheshin në funksion edhe të nxënësve me aftësi të kufizuara.https://ata.gov.al/2022/10/23/ukraine-olena-zelenska-ne-po-luftojme-per-jeten-tone/