Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMSH: 18 qytetarë të infektuar nga COVID

MSH: 18 qytetarë të infektuar nga COVID

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se në 24 orët e fundit janë kryer 307 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 18 qytetarë. Rastet pozitive kanë rezultuar, 10 në Tiranë, 4 në Fier, nga 1 qytetarë në Shijak, Krujë, Këlcyrë, Tepelenë. Janë 248 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,786 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. “Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftimin për mediet.https://ata.gov.al/2022/10/23/ministria-e-shendetesise-18-qytetare-te-infektuar-nga-covid-19/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments