Në Tiranë u zhvillua sot gara e vrapimit “Fun Run Tirana” me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Kjo garë i parapriu sot aktivitetit më të madh ndërkombëtar sportiv dhe promovues të vitit, që është “Maratona e Tiranës”, e cila do të zhvillohet nesër. Kryeministri Edi Rama ndau foto nga kjo garë, e cilësuar si ngjarja më e madhe sportive e vitit. “Qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare të Tiranës në Bulevardin kryesor të qytetit, për t’i paraprirë sot me një “Fun Run” nisjes nesër të edicionit të gjashtë të Maratonës së Tiranës”, tha Rama. “Maratona e Tiranës 2022” vjen këtë vit me edicionin e saj të 6-të në 23 tetor. Si çdo vit garuesit do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artistiko-kulturore në kuadër të kësaj ngjarje. Çmimet për fituesit do të jenë të shumta, duke e kthyer garën në një sfidë.https://ata.gov.al/2022/10/22/fun-run-tirana-gara-e-nxenesve-te-shkollave-9-vjecare-dhe-te-mesme/
Fun Run Tirana, gara e nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme
RELATED ARTICLES