Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMbi 140 mijë seanca dialize në spitale

Mbi 140 mijë seanca dialize në spitale

Rreth 145 mijë seanca dialize janë kryer në spitalet publike dhe private me financim 100 % nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. FSDKSH theksoi se pacientët marrin shërbim cilësor me kushte dhe standarde bashkëkohore. “Paketa e Hemodializës ku përfshihen ekzaminimet e nevojshme, vendosja e fistulës ose grafitit dhe kryerja e procedurës së dializës është shërbim që financohet 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. 145 mijë seanca dialize janë kryer në spitalet publike dhe private, ku 1 403 pacientë morën falas shërbimin e dializës gjatë muajit shtator”, theksoi FSDKSH. Prej vitit 2015, pacientët shqiptarë përfitojnë paketat shëndetësore të nefrologjisë dhe kardiokirurgjisë pa pagesë, si në spitalet publike, ashtu edhe në ato jopublike. Pacientët përfitojnë 10 shërbime spitalore si dializa, transplanti i veshkave, terapia e flakjes akute, pacemaker definitiv, angiografi koronare, angioplastikë koronare, interventet valvolare, interventet kongenitale, bypass koronar, implanti koklear për fëmijët me probleme dëgjimi. Këto paketa financohen 100 % nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe zbatohen në bazë të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments