Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë, Gjergji Koki, ka njoftuar se është nënshkruar një marrëveshje e rëndësishme, e cila do të bëjë të mundur restaurimin e disa siteve të trashëgimisë kulturore të prefekturës Korçë. Marrëveshja është firmosur mes bashkisë së Manastirit, bashkisë Pustec, Qendrës së Muzeve të Manastirit dhe DRTK Korçë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje midis partnerëve do të sjellë fillimin e projektit “Smart4You2” që përfshin restaurimin dhe rehabilitimin e shtegut në Kishën e Shën Marisë në Ishullin e Maligradit, rehabilitimin e sheshit në qendër të Fshatit Gollomboç si dhe rrugën lidhëse të Shtëpisë Muze të Sterjo Spasse. Ky projekt synon rritjen e ofertës turistike, zhvillimin e qëndrueshëm për komunitetin lokal dhe rajonin ndërkufitar të Prespës.http://ata.gov.al/2022/10/21/nenshkruhet-marreveshja-per-restaurimin-e-disa-siteve-ne-korce/
Nënshkruhet marrëveshja për restaurimin e disa siteve në Korçë
RELATED ARTICLES