Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIHumbjet në rrjet: Shtatori nën 15 %

Humbjet në rrjet: Shtatori nën 15 %

Performanca e rrjetit të shpërndarjes, si pasojë e investimeve të kryera dhe organizimit në terren, sa i takon nivelit të humbjeve. Treguesit e nivelit të humbjeve si 9-mujor 2022, kanë zbritur nën 20%, kurse vetëm për muajin shtator regjistroi nivelin nën 15%. Sipas OSHEE-së, ulja e nivelit të humbjeve në rrjet është arritur falë punës së përditshme, si në aspektin e transformimit të rrjetit elektrik përmes investimeve, ashtu edhe kontrolleve të vazhdueshme ndaj abuzuesve të energjisë, rritjes së faturimit dhe organizimit të aktivitetit dhe stafit në terren. Para nisjes së reformës, në 2013, niveli i humbjeve ishte 45%, madje në disa muaj të caktuar arrinte deri ne 50%, ndërsa sot objektivat e OSSH, pjesë e OSHEE Group, janë për ulje të humbjeve nën 20% deri në fund të 2022-shit. Reduktimi i humbjeve, ka sjellë për pasojë dhe më shumë eficiencë në shpenzime, faturim cilësor dhe drejtësi për abonentët korrektë që paguajnë faturën korente në raport me abuzuesit. OSHEE thotë se rajonet Tiranë dhe Durrës, të cilat kanë peshë 50% në konsumin total të energjisë elektrike, paraqesin një nivel humbjesh rreth 15%.https://ata.gov.al/2022/10/18/humbjet-ne-rrjet-oshee-shtatori-nen-15/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments