Albin Kurti, Kryeministri i Republikës së Kosovës, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e mirëpriti Bordin e Drejtorëve të KEK-ut, kryesuar nga Skender Haziri. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Rëndësia e punës së KEK-ut, veçanërisht gjatë krizës energjetike dhe sfidat që kjo ndërmarrje ballafaqohet, ishin dy prej temave të këtij takimi, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrisë. Infrastruktura dhe teknologjia e vjetër e termocentraleve vazhdojnë të mbeten sfidat kryesore, është thënë në këtë takim. Përkundër kësaj, Bordi i Drejtorëve ka njoftuar kryeministrin Kurti rreth masave dhe përgatitjeve, që KEK-u ka bërë për periudhën e dimrit. Sipas njoftimit Kurti falënderoi Bordin për punën e deritanishme. Ai tha se ky dimër, përballë krizës globale energjetike, do të varet shumë nga optimizimi i kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike të vendit dhe racionalizimi i shpenzimit të energjisë elektrike nga ana e institucioneve publike, qytetarëve dhe bizneseve. “ Duhen të dyja, që ky dimër të tejkalohet më lehtë”, ka thënë Kurti.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=620372
Kriza energjetike do të varet nga optimizimi i kapaciteteve prodhuese
RELATED ARTICLES