Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPaketa fiskale 2023, kufizime në gjendjen e arkës

Paketa fiskale 2023, kufizime në gjendjen e arkës

Në Paketën e re fiskale që pritet të nisë zbatimin nga 1 janari 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë propozon ndryshime në ligjin “Për Procedurat tatimore”, konkretisht vendos disa kufizime për deklarimin e gjendjes së arkës për tatimpaguesit. Sipas draftit të siguruar nga ATSH-ja, ndryshimet kanë si synim kufizimin e hapësirave për evazion fiskal duke siguruar një menaxhim më të mirë të parasë dhe të parasë cash. Në draft propozohet që tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet në fillim të çdo dite pune dhe para lëshimit të faturës së parë, të paraqesë informacionin mbi shumën fillestare të parave cash në arkë për çdo pajisje elektronike të faturimit. Tatimpaguesi duhet të paraqesë në të njëjtën mënyrë edhe çdo ndryshim të shumës së parave cash në arkë gjatë ditës së punës. Tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet që t’i depozitojë në llogarinë e vet bankare ose në llogarinë e tij të hapur në institucione të tjera financiare jobankare, shumat të cilat tejkalojnë nivelin maksimal të arkës. Për tatimpaguesit me qarkullim vjetor, gjatë vitit të kaluar, deri në 2 milionë lekë, niveli i përcaktuar në draft është deri në 55.000 lekë. Për tatimpaguesit me qarkullim vjetor, gjatë vitit të kaluar, mbi 2 milionë dhe deri në 10 milionë lekë, niveli i përcaktuar është deri në 250.000 lekë. Ndërsa për tatimpaguesit me qarkullim vjetor, gjatë vitit të kaluar, mbi 10 milionë lekë, niveli i përcaktuar është deri në 500.000 lekë ose 2 % të qarkullimit vjetor të vitit të kaluar, cilado qoftë vlera më e lartë. Nga rregullat e mësipërme përjashtohen vetëm tatimpaguesit që kryejnë transaksione këmbimi monedhe, për ta përcaktohet maksimumi i arkës deri në shumën 1.700.000 lekë Këto dispozita fillimisht u propozuan në ligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, por më pas u gjykua që mos të ishin pjesë e këtij ligji, por të ishin pjesë e ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”. Drafti i cili i është shpërndarë biznesit pritet të kalojë edhe në qeveri dhe më pas të nisë diskutimet në komisionet parlamentare.https://ata.gov.al/2022/10/18/paketa-fiskale-2023-kufizime-ne-gjendjen-e-arkes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments